Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës.
Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.
“UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti.
Ahmeti mes tjerash tha se politikanë dhe oligark mendojnë se si ta varrosin BDI-së, por që i porositi mos të shohin ëndrra.
Ahmeti tha se ata nuk janë të interesuar që të hyjnë në qeveri, por që nga aty sa më parë duhet të largohet VLEN-i.
Lexo edheAli Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar“Sa më parë që ata e lëshojnë qeverinë aq më mirë është për ta për familjet e tyre, sepse kjo faqe e zezë për shqiptarët, sepse historikisht e keqja neve na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova kërkojnë unë me nënshkrim që me një votë me i humb zgjedhjet nuk do jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli e them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”, tha Ahmeti, përcjell SHENJA.
Ai tha se VLEN i humbi zgjedhjet dhe në vend që të shkojnë të shpija, rinin te dera e Mickoskit.
Më shumë për këtë
Bill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 1 javë më parë
Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











