Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin Trump, për siç thotë ai, fitoren në zgjedhjet amerikane, përcjell TV21. Ahmeti thotë se shpreson që përqendrimi amerikan në Ballkan të vazhdojë.
“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”, shkruan Ahmeti.
Më shumë për këtë
Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 3 ditë më parë
Nga Tirana në politikën amerikane! Kush është Joe Hoxha, shqiptari që fitoi zgjedhjet e SHBA-sëShqiperi · 2 ditë më parë
Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikaneLajme · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











