Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet një 16 vjeçar, vodhi një veturë

Arrestohet një 16 vjeçar, vodhi një veturë

Më 19.07.2026 në ora 15:40 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “marrje e automjetit motorik”. Paraprakisht, në ora 12:10, A.S. (26) ka denoncuar se gjatë natës në rrugën Kej Vardar është marrë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, pronë e bashkëshortit të saj Z.S. (31). Automjeti me dëmtime të dukshme dhe me çelës në bravë është gjetur rreth orës 15:10 nga një i afërm i pronarit në një parkim në lagjen Maleardi, pas së cilës me vërtetim i është kthyer pronarit. Pas kompletimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme