Trendy

Artan Grubi shpallet Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Para 7 muaj

Kryetari i ASh, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të bujshme në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se Artan Grubi është shpallur Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij, Taravari shkruan: “Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe pritet të ketë ndikim të madh në skenën politike të vendit. Artan Grubi, i cili ka mbajtur pozita të larta në qeveri dhe është një figurë e njohur politike, tani përballet me një situatë të vështirë pas këtij vendimi të rëndësishëm nga SHBA-të. /tetova1/

Trending