Lajme

BDI: VLEN në vend të transfereve të drejtorëve, të bëjë investime konkrete nëpër spitale

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 4, 2025, 09:02

BDI ka dalë me reagim për situatën e krijuar me ndryshimet e drejtorëve në spitalin e Gostivarit, ku këto transfere kanë ngritur shqetësime lidhur me stabilitetin dhe menaxhinin e spitalit.

“Të nderuar qytetarë, gjatë ditëve të fundit, ashtu siç jeni të informuar nga mediat, mjeku Argjent Muça ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Pas dorëheqjes së tij, drejtimin e Spitalit të Gostivarit e ka marrë Besnik Zeqiri.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime dhe pyetje lidhur me stabilitetin dhe menaxhimin e institucioneve shëndetësore në vend, aq më tepër kur këto ndryshime ndodhin brenda natës dhe nuk jepen arsye për këto ngarkime dhe shkarkime nëpër poste publike. Qytetarët kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh me Spitalin e Gostivarit dhe përse po ndodhin kaq shpesh ndryshimet e drejtorëve, pasi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravаri, ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për lëvizjet e fundit.

Si mundet që një institucion publik të mos ketë transparencë ndaj qytetarëve të atij vendi dhe gjithçka të kalojë në heshtje? Shpresojmë që Taravari e di se fati i pacientëve dhe ofrimi i shërbimeve spitalore nuk vendosen nëpër zyrat e partive, por nëpër institucionet që duhet të drejtohen me nder dhe llogaridhënie.

Edhe pse u largua Muça dhe erdhi Zeqiri, qytetarët kërkojnë të dinë se a do të vazhdojë avazi i vjetër edhe me drejtorin e ri, duke larguar nga puna mjekë dhe staf profesional, vetëm për mendësi partiake dhe dallime politike. A është e vërtetë që konfliktet brendapartiake janë shkaku i këtyre ndryshimeve? Ky ndryshim, për të cilin para 7 muajsh, pas emërimit të ish-drejtorit, u prezantua me krenari dhe pompozitet për projekte dhe plane që do të realizoheshin, ndërsa e gjithë kjo situatë ndryshoi brenda natës dhe sot kemi dikë tjetër në krye të atij institucioni. A mos ka ndonjë arsye tjetër, të cilën me anë të këtij rotacioni dëshironi ta fshehni?

Po ashtu, mos të harrojmë se për 7 muaj qeverisje, mbi 15 të punësuar shqiptarë u larguan nga puna në Spitalin e Qytetit, vetëm për shkak të bindjeve të tyre partiake. A thua ardhja e tashmë ish-drejtorit Argjent Muça ishte vetëm për të orkestruar këto largime të personelit shqiptar?

Në vend të transfereve nga partia në parti brenda koalicionit VLEN, do të ishte më në vend që të jepen sqarime dhe të flitet për investime konkrete në spital, për të cilat u zotuan bashkë me tashmë ish-drejtorin e dorëhequr.

Për këto çështje dhe shumë të tjera që i kemi përmendur edhe më herët, jemi të detyruar që të kërkojmë transparencë për gjithë qytetarët dhe të sigurojmë se Spitali i Gostivarit do të vazhdojë të funksionojë në interes të qytetarëve dhe pacientëve të tij, pa ndikime politike dhe pa pasur vend për hakmarrje.

Spitali i qytetit duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie, religjioni, apo përcaktimi partiak” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale