Lajme

Bujar Osmani mburret se ka bërë për maqedonishten më shumë se vetë maqedonasit

March 6, 2025, 08:03

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se ka bërë më shumë për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase sesa vetë maqedonasit. Në një status në rrjetet sociale, ai shprehet se ka luajtur rol kyç në pranimin e maqedonishtes në BE dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së parë me BE-në ku kjo gjuhë njihet pa fusnota.

“Gjuha maqedonase u pranua në BE dhe në kornizën negociuese pa asnjë fusnotë. U nënshkrua marrëveshja e parë me BE-në ku njihet gjuha maqedonase (FRONTEX). Për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase kam bërë më shumë se cilido prej tyre.

Le të bëjë Kryeministri Mickoski për gjuhën shqipe gjysmën e asaj që kam bërë unë për maqedonishten, shqiptarët do t’i jenë shumë mirënjohës, por edhe më e rëndësishme, le të mos e rrezikojë atë që të tjerët para tij e kanë arritur”, shkruan Osmani.

Ndërkohë që Osmani krenohet me kontributin e tij për maqedonishten, gjatë qeverisjes së BDI-së gjuha shqipe mbeti e pazbatuar plotësisht si gjuhë zyrtare, me pengesa të shumta në institucione dhe pa një implementim të plotë në të gjitha nivelet. Në vend që të përqendrohej në avancimin e të drejtave të gjuhës shqipe, Osmani tani mburret se ka bërë për maqedonishten më shumë se vetë maqedonasit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në