Trendy

Bullgaria me kontrolle të shtuara për importin e frutave dhe perimeve nga Maqedonia

Para 5 orë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka njoftuar se nga 3 gushti 2026, Bullgariai ka shtuar kontrollet ndaj importit të dërgesave me fruta dhe perime në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

 

Masa u referohet dërgesave me origjinë nga vendet e treta, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë të destinuara për tregun bullgar.

 

“Operatorët që eksportojnë ose kryejnë transportin e kësaj kategorie produktesh në Republikën e Bullgarisë përmes pikave të kontrollit në vendkalimet e përmendura kufitare, gjatë planifikimit dhe realizimit të plasimit të dërgesave, duhet t’i marrin parasysh kontrollet zyrtare të shtuara të vendosura”, thonë nga AUV.

 

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thekson se do ta ndjekë situatën dhe në kohë do t’i informojë operatorët për të gjitha informacionet me rëndësi për zhvillimin pa pengesa të tregtisë dhe përmbushjen e kërkesave ligjore.

Trending