Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare ka vijuar trendin rënës, duke arritur të mërkurën nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025. Kjo rënie vjen në një kohë kur investitorët po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së normave të interesit në SHBA.
Gjatë tregtimit në bursat ndërkombëtare, ari humbi rreth 3.2 për qind të vlerës, duke zbritur në 3.726 dollarë për ons. Në një moment të ditës, çmimi i tij preku edhe nivelin prej 3.720 dollarësh.
Pritjet për një politikë monetare më të shtrënguar nga Rezerva Federale amerikane po ndikojnë në lëvizjet e tregjeve financiare dhe në interesin e investitorëve për metalin e çmuar.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












