Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nafta po lirohet, ndërsa dollari arrin nivelin më të lartë në 19 muaj

Nafta po lirohet, ndërsa dollari arrin nivelin më të lartë në 19 muaj

Çmimet e naftës kanë rënë këtë mëngjes. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte bruto Brent ra me 0,96 për qind, në 91,90 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, një fuçi e naftës së markës WTI u ul me 0,94 për qind, në 85,70 dollarë.

Ndërkohë, në tregjet valutore, dollari amerikan ndaj shportës së valutave arriti nivelin më të lartë që nga prilli i vitit 2025, pasi investitorët janë pothuajse të sigurt se Banka Qendrore Amerikane do t’i rrisë normat e interesit me 0,25 pikë përqindjeje në dhjetor.

Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e monedhës amerikane kundrejt gjashtë valutave kryesore botërore, këtë mëngjes ishte rreth 103,02 pikë, ndërsa dje në të njëjtën kohë ishte 102,30 pikë.

Njëkohësisht, kursi i dollarit ndaj jenit japonez u rrit nga 158,75 jenë, sa ishte dje, në 159,65 jenë.

Lexo edheLirohen çmimet e derivateve të naftës

Monedha amerikane u forcua edhe ndaj euros, duke bërë që vlera e euros të bjerë në 1,1080 dollarë, krahasuar me 1,1165 dollarë sa ishte dje në të njëjtën periudhë të tregtimit.

Më shumë për këtë

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçiLajme · 1 javë më parëÇmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025Lajme · 2 ditë më parëBullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejëRajon · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme