Një vizitë e zakonshme në supermarket i ka sjellë një fitim të jashtëzakonshëm një 61-vjeçareje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara, e cila ka fituar një milion dollarë në lotari.
Alisa Moore kishte përfunduar blerjet në supermarket, kur vendosi të ndalej te kioska e lotarisë dhe të blinte një biletë Powerball.
“Teksa po dilja nga supermarketi, u ndala te kioska e lotarisë dhe bleva një biletë Powerball”, tregoi ajo.
Të nesërmen, kur kontrolloi biletën përmes aplikacionit të lotarisë, Moore mbeti e habitur nga shuma që iu shfaq në ekranin e telefonit.
Lexo edheVazhdoi gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, ekspertja e konfirmoi pagesën prej 596 milionë denarësh për aparatet VLTFituesja ka treguar se paratë planifikon t’i përdorë për të shlyer kredinë e shtëpisë dhe për të kursyer për të ardhmen.
Më shumë për këtë
Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimoreLajme · 4 ditë më parë
SHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të IranitLajme · 1 javë më parë
“Habibi, do të më betosh në janar”, Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan dhe pritet të bëhet senatori i parë mysliman në SHBALajme · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












