Ministri i Ekonomisë dhe Punës nga radhët e VLEN, Besar Durmishi i cilësoi si qesharake pankartat e djeshme të deputetëve të Frontit Europian në Kuvend, përcjell TV21. Durmishi sfidoi BDI-në që të dalë në protesta në rrugë, për të parë nëse gëzojnë mbështetjen e popullit.
“Të gjithë ata që dje çuan pankarta janë super-milionerë të politikës dhe ata kanë arritur në këtë gjendje duke mos u interesuar çështja shqiptare, duke mos u interesuar çështja kombëtare, por edhe e gjithë qytetarëve të RMV-së. Në qoftë se BDI ka kundërshtime dhe kërkon apo do të bëjë protesta, le të dalë në rrugë dhe të shohë se sa e ka përkrahjen e popullit, ata nuk e kanë këtë fuqi prandaj bëjnë veprime të ulëta qesharake”, tha Durmishi./tv21.tv
Më shumë për këtë
Përplasje për pushtetin në Izrael, rivali i Netanyahut merr mbështetjen e 67 deputetëveMaqedoni · 5 ditë më parë
Deputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojëMaqedoni · 6 ditë më parë
Mexhiti: Dibra ka mbështetjen tonë për investime dhe zhvillim ekonomikMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











