Maqedoni

Durmishi: Besimin e popullit do e shndërrojmë në VEPRIM e shumë punë të palodhshme

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 24, 2024, 11:06

Besar Durmishi pasi mori detyren e re si minister i Ekonomise, ne rrjetin social shkruan:

”Rrugëtimi i ri sapo filloi. Besimin e popullit do e shndërrojmë në VEPRIM e shumë punë të palodhshme.
Nga sot do të fillojmë të zbatojmë me përpikshmëri çdo premtim ndaj qytetarëve, çdo pikë të programit të VLEN-it dhe programit qeveritar.

Qytetarët presin jetë më të mirë e të denjë. Ne angazhohemi që të kthejmë besimin e popullit në institucione dhe të dëshmojmë se populli VLEN. Fillojmë me premtimin që çdo qytetar të ketë vend të garantuar të punës sipas profilit të tij profesional dhe me pagë sa më të lartë.

Të hapim sa më shumë vende të reja të punës, të cilat do të mbajnë rininë në vendlindje duke pasur një jetë sa më të mirë e dinjitoze.

Për bizneset do të krijojmë klimë sa më të volitshme për zhvillim dhe investime. Do të lehtësojmë procedurat administrative. Kompanitë vendase do të subvencionohen që të kthejnë në vendlindje edhe kuadrot më të mirë që kanë braktisur vendin, ndërsa për kompanitë e huaja do të sigurojmë rrethana sa më lehtësuese për investim dhe konkurrencë korrekte.

Popolli nuk meriton zhvatje e denigrim, por meriton suksese e ardhmëri të sigurt.
Kalojmë në Veprim!” – tha Durmishi. /tetova1.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste