Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaşı, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.
Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.
Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se gruaja kishte pësuar humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Sipas raportit mjekësor, dëmtimi ishte i tillë që nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë, megjithëse nuk përbënte rrezik për jetën.
Lexo edheDyshohet se dhunoj 4 vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorjaPas hetimeve, policia e referoi çështjen në gjykatë, e cila vendosi arrestimin e 38-vjeçarit. Ai u dërgua më pas në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë momentin e sulmit.
Më shumë për këtë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gostivar, policia i gjen kokainë, marihuanë dhe peshore digjitaleMaqedoni · 2 ditë më parë
Arrestohet 21-vjeçari në Çiflik, dyshohet për tentim-vjedhje në një shtëpi dhe sulm fizik ndaj një punonjësi lokaliMaqedoni · 2 ditë më parë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












