Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në një rrugë të qytetit.
Raportohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të rinjve të ndalonin së bëri simbolin kombëtar shqiptar.
Sipas gazetares Klodiana Lala, gruaja u është drejtuar nxënësve në gjuhën malazeze, por ata nuk e kanë kuptuar se çfarë po u kërkonte dhe kanë vijuar të bëjnë simbolin e shqiponjës.
Pas kësaj, gruaja ka njoftuar policinë dhe ka paraqitur një kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar nga katër të rinjtë.
Lexo edheProvokim dhe Shqetësim në malin e Ujëmirit: Kryq hekuri në majë dhe dëmtim i simbolit të shqiponjës dykrenareNë vijim të denoncimit, policia e Kotorrit ka shoqëruar nxënësit dhe ka vendosur ndalimin e tyre, të cilët akuzohen për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare.
Katër nxënësit shqiptarë pritet të dalin sot përpara gjykatës kompetente në Mal të Zi, ku do të shqyrtohet çështja e tyre.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












