Presidenti i Amerikës, Donald Trump u përfshi në një debat të fortë me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins. Kjo ndodhi pasi ajo e pyeti lidhur me dosjet e çështjes Jeffrey Epstein dhe lidhjet e supozuara të tij me disa aleatë të presidentit, përfshirë Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.
Trump reagoi me bezdi ndaj këmbënguljes së Collins dhe e quajti gazetaren “të keqe” duke e kritikuar për mungesë buzëqeshjeje dhe duke thënë: “E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.”
Gazetarja Collins vazhdoi të insistonte duke pyetur për viktimat e Epstein dhe mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar dokumentet, duke theksuar se shumë gra të abuzuara janë të pakënaqura me procesin. Presidenti Trump u përpoq të mbyllte diskutimin, duke deklaruar: “Mendoj se është vërtet koha që të vazhdojmë me diçka tjetër, tani që asgjë nuk ka dalë nga unë”.
Trump gjithashtu kritikoi CNN-in si një organizatë “shumë e pandershme”, duke i sugjeruar gazetares të turpërohej për pyetjet e saj, ndërsa Collins u përpoq të mbante fokusin tek viktimat dhe drejtësia për to.
Më shumë për këtë
Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 3 ditë më parë
Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministërLajme · 4 ditë më parë
Amerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëmLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












