Trendy

Edhe mërgimtarët e Dibrës “merakli” në kazino ?

Para 4 javë

Dibra nga dita në ditë po mbushet me mërgimtarë. Prezenca e tyre dukshëm ka ndikuar në fuqizimin e rrjetit tregtar, i ka mbushur kafeteritë dhe restorantet… Por, njëkohësisht ka stërmbushur edhe objektet të lojërave të fatit. Merret vesh se në kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit në Dibër frekuentojnë edhe një numër i madh i mërgimtarëve të cilët tanimë kanë ardhur nga SHBA dhe shtet të Evropës.

Jo rastësisht ka një rritje të vazhdueshme të hapjes të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit në Dibër. Në Dibër ka mbi 10 objekte të lojërave të fatit edhe pse Dibra ka sipas regjistrimit të fundit së bashku me fshatrat ka 15 mijë banor. Por, interesimi për të hapur objekte të këtilla është i madh nga kompanitë e ndryshme të lojërave të fatit. Kjo ndodh për shkak se përveç dibranëve këta objekte të lojërave të fatit mbushen edhe nga shumë banor të fshatrave, banor të komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, por edhe nga shumë shtetas shqiptarë të cilët për shkak të mbylljes të lojërave të fatit në Shqipëri frekuentojnë Dibrën.

Kjo dukuri është prezente jo vetëm në rrugët qendrore të Dibrës, respektivisht rrugës “8 shtatori”, por objekte me lojëra të fatit ka edhe në disa pjesë të tjera të qytetit. Deri tani “lojtarët”në këto objekte ishin një pjesë e dibranëve të cilët tradicionalisht merren me lojërat e fatit mes të cilëve për fat të keq dominon struktura e dobët sociale. Por, objektet mbushen nga një pjesë e theksuar e banorëve të fshatrave të komunave për rreth por edhe shtetas shqiptar të cilët pothuajse çdo ditë vijnë në Dibër dhe mbushin kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit.

Trending