Trendy

Edhe një aktivist tjetër largohet nga BDI – Besar Limani nga Përshefci i bashkohet VLEN-it

Para 2 muaj

Vazhdon vala e largimeve nga rradhët e BDI-së në komunën e Tearcës. Aktivisti Besar Limani nga fshati Përshefc ka shpallur dorëheqjen e parevokueshme nga anëtarësia në nëndegën e BDI-së në Përshefc dhe nga këshilli i degës së Tearcës, për t’iu bashkuar koalicionit opozitar VLEN.

“Nga sot, jap dorëheqje të parevokueshme nga anëtarësia ime në BDI – në nëndegën e Përshefcës dhe në këshillin e degës së Tearcës – dhe i bashkohem me bindje vizionit të VLEN dhe mikut tim, Dr. Amir Elezi. I inkurajoj të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët që ende mbeten peng i interesave të ngushta klanore, që të bashkohen në VLEN, si shpresa e re për ndryshim dhe zhvillim në komunën tonë të Tearcës”, deklaroi Limani.

Ky është rasti më i fundit i një vargu largimesh të aktivistëve nga BDI që i janë bashkuar VLEN-it, duke e forcuar bazën e saj në komunën e Tearcës.

Trending