Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Eisenkot mori mandatin, Netanyahu kërkon të jetë në krye të qeverisë së re

Eisenkot mori mandatin, Netanyahu kërkon të jetë në krye të qeverisë së re

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar që të jetë ai në krye të qeverisë së ardhshme të unitetit, duke argumentuar se partia e tij, Likud, doli e para në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti izraelit, Isaac Herzog, i besoi zyrtarisht liderit të opozitës, Gadi Eisenkot, detyrën për formimin e qeverisë së re.

Në një video të transmetuar nga mediat izraelite, Netanyahu e cilësoi krijimin e një qeverie uniteti si domosdoshmëri për vendin, duke bërë thirrje për një koalicion që përfshin të gjitha partitë sioniste dhe ultraortodokse.

“Një qeveri uniteti është një nevojë thelbësore, është nevoja e momentit”, deklaroi ai.

Lexo edhePresidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë së re

Netanyahu argumentoi se Likud duhet të udhëheqë qeverinë, pasi siguroi rreth 250 mijë vota më shumë se partia e renditur e dyta.

Në zgjedhjet e 27 tetorit, Likud fitoi 27 nga 120 vendet në Knesset, ndërsa partia Yashar e Gadi Eisenkotit siguroi 21 mandate. Megjithatë, blloku i Netanyahut mori vetëm 53 vende, duke mos arritur shumicën prej 61 mandatesh të nevojshme për formimin e qeverisë.

Gjatë konsultimeve të presidentit Herzog, 67 deputetë rekomanduan Eisenkotin për kryeministër, 46 mbështetën Netanyahun, ndërsa shtatë të tjerë nuk rekomanduan asnjërin prej kandidatëve.

Herzog, ndonëse pranoi se Likud ishte partia më e madhe, vuri në dukje se shumica e deputetëve kishin shprehur mbështetje për Eisenkotin.

Nga ana e tij, Netanyahu deklaroi se është i gatshëm të nisë negociatat me çdo forcë politike që pranon të diskutojë krijimin e një qeverie uniteti.

“Nuk po përjashtoj askënd dhe askush nuk duhet të përjashtojë askënd. Mjaft me bojkotet”, u shpreh ai, duke u bërë thirrje partive sioniste dhe ultraortodokse të bashkojnë forcat./EN

Më shumë për këtë

Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do të shkatërrojë Izraelin nga brendaLajme · 3 ditë më parëPërplasje për pushtetin në Izrael, rivali i Netanyahut merr mbështetjen e 67 deputetëveMaqedoni · 4 ditë më parëKreu i opozitës izraelite siguron votat për krijimin e qeverisë, pritet të mandatohet nga presidenti HerzogLajme · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

·10 Nën

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po telefonon çdo ditë presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për ta bindur atë të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht përpjekjeve…

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump welcomes Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu at the entrance of the White House in Washington, D.C., U.S., April 7, 2025. REUTERS/Leah Millis/File Photo