Është shtënë me armë zjarri ndaj një shtëpie dhe dy makinave në Çair

Para 6 muaj

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në Çair.


Sipas burimeve policore, rreth orës 22.55 është denoncuar se të shtëna me armë zjarri ka patur në rrugën Pere Toshev, ndërsa si pasojë janë dëmtuar dritaret e shtëpisë dhe dy makina Wolksfagen Arteon, në pronësi të A.S.
Është dëmtuar edhe shtëpia fqinje.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur më tepër gëzhoja nga arma automatike.
Policia po heton rastin. /SHENJA/