Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion hakmarrës pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare, objektivat e sulmit ishin sistemet e radarëve dhe avionët ushtarakë amerikanë të vendosur në bazë.
“Duke vazhduar operacionet hakmarrëse të natës së kaluar, luftëtarët e Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike kryen një sulm të rëndë dhe të papritur ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në Katar, për të ndëshkuar agresorin”, thuhet në deklaratë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












