Trendy

Greqia në betejë me 73 vatra zjarri, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

Para 3 orë

Greqia po përballet me një situatë kritike nga zjarret, ndërsa forcat zjarrfikëse po luftojnë njëkohësisht me 73 vatra aktive në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, vatrat më problematike ndodhen në Kalamaki dhe Ksironomi (Xiromoni) të rajonit të Beotisë, ku terreni i vështirë dhe erërat me intensitet të lartë po pengojnë ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Komunikimit në Shërbimin Zjarrfikës, Vasilis Vathrakogiannis, bëri të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 zjarre të reja në zona pyjore dhe bujqësore.

 

Ai paralajmëroi se rreziku mbetet shumë i lartë, ndërsa për të shtunën Athina dhe Evia pritet të jenë në nivelin ekstrem të rrezikut për shpërthimin e zjarreve.

Trending