Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!

Humanisti Halil Kastrati ka qëndruar dje në Kërçovë ku ka ndarë çelësat për shtëpi të reja, të ndërtuara me ndihmën e bamirësve nëpërmjet shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, transmeton TV21.

Ka dhuruar çelësat e katër shtëpive, ndërkaq dy të tjera paralajmëroi se janë drejtë fundit.

Njoftoi se do të ndërtohen edhe 5 shtëpi të tjera.

I pyetur se cila nga zonat shqiptare, në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri ka më së shumti nevojë për ndihmë, ai tha Shkupi.

Lexo edheRexhep Rushiti nga Shkupi shpallet Kampion i Ballkanit në karate në Stamboll

Sipas Kastratit, edhe pse ka më shumë hallexhi kryeqyteti i Maqedonisë, ndihma është e pamundur sipas tij shkaku i mungesës së trualleve.

U ankua se apartamente nuk mund t’u sigurojë nevojtarëve, pasi siç tha, ato kanë vlerë të lartë.

“Një apartament në Shkup kushton sa tri shtëpi”, tha Kastrati.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme