Bota

I vdekuri nga të shtënat në Gjermani është babai i të dyshuarit për vrasjen e boksierit Nimani

February 27, 2025, 08:02

Mediat gjermane raportojnë se një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat afër gjykatës në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, ku po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit Kosovar, Besar Nimani.
Duke iu referuar burimeve të afërta me hetimin e rastit, medium WDR thotë se njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Nga të plagosurit, dy janë identifikuar si familjarë të të pandehurit. Sulmi me armë ndodhi të mërkurën pas orës 13:00, kur kishte përfunduar seanca gjyqësore kundër të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besart Nimani, Huseyin Akkurt. Vrasja e boksierit kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar.

Raportohet se babai i të dyshuarit fillimisht ishte në gjendje kritike, pasi ishte plagosur në pjesën e kraharorit.

Autoritetet gjermane janë duke i zhvilluar hetimet. Një i dyshuar është arrestuar.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje