Lajme

Ibrahimi: E kemi për detyrë ta ndryshojmë preambulën e kushtetutës si dhe emërtimin pezhorativ “20 për qind” për gjuhën shqip

February 25, 2025, 12:02

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka folur për temat e fundit politike që janë duke u diskutuar në opinionin publik.

Ibrahimi ka theksuar se është detyrim që të ndryshohet preambula e kushtetutës me qëllim që të zhbllokohet rruga drejt BE-së. Me këtë rast, duhet ndryshuar edhe ëmërimi pezhorativ “20” për gjuhën shqipe.

“Jam dakord se stema e shtetit nuk e pasqyron saktë identitetin e shtetit tonë të ri, por nëse jemi gati të flasim për këtë temë, kjo është edhe një mundësi e mirë për reforma reale dhe të nevojshme që do ta ritrajtësonin edhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Ne e kemi për detyrë ta ndryshojmë edhe preambulën e kushtetutës për ta zhbllokuar kështu rrugën tonë të integrimit europian. Ky nuk është vetëm një hap politik, por edhe një lëvizje strategjike drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

Po ashtu ne kemi nevojë për një tekst të ri të himnit shtetëror, që do të jetë gjithëpërfshirës, duke siguruar inkluzivitet për të gjithë qytetarët e vendit. Po aq e rëndësishme është edhe heqja e emërtimit pezhorativ “20%” për gjuhën shqipe, sepse shqipja nuk është kategori statistikore, por është gjuha e një popullsie auktoktone dhe të konsiderueshme, andaj duhet të njihet në përputhje me rrethanat.

Në këtë pako duhet ta definojmë edhe familjen si një bashkësi mes një burri dhe një gruaje, kjo në përputhje me vlerat tona tradicionale. Janë këto ndryshime që, përtej simbolikës, mundësojnë një kohezion më të madh shoqëror, që e garantojnë integrimin europian, që e avancojnë barazinë gjuhësore dhe mundësojnë një identitet nacional gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët”, deklaroi Ibrahimi.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_9225
“Ne nuk ndjehemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz” – njëri nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan
IMG_9223
Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve
IMG_9221
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale