Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, pas pranimit të raporteve të reja nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se bëhet fjalë për Adem (Fazli) Ademin, Fatmir (Bajram) Fazliun dhe Ali (Islam) Halitin, të cilët ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Sipas Kurtit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, tashmë i ka njoftuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare për identifikimin e tyre.

Kurti ka bërë të ditur se ata ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999 dhe ishin zhdukur me dhunë.

Lexo edheEnde pa asnjë rezultat kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur në Gostivar

“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar gjithashtu drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës.

Në reagimin e tij, Kurti ka kritikuar Serbinë për mohimin e krimeve dhe fshehjen e dokumenteve e arkivave që lidhen me luftën në Kosovë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme