Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

Institucioni financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një njoftimi publik, KRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit.

“Me këtë vendim, KRK konfirmon se obligimi financiar në fjalë falet në tërësi dhe se institucioni do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e tij”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka theksuar se ky vendim synon trajtimin e rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.

Lexo edhe“Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Çfarë i tha polici Arlinda Zekajt pak ditë para vrasjes?

Në fund, KRK ka ritheksuar përkushtimin ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve.

Më shumë për këtë

Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 2 ditë më parëGërvalla: Arlinda nuk u vra pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprakeLajme · 13 orë më parëNjë muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda ZekajtLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme