Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 ka deklaruar një sërë pronash të paluajtshme në emër të bashkëshortit, një veturë në emër të saj dhe një tjetër në emër të fëmijëve, si dhe të ardhura nga paga, përvoja e punës dhe udhëtimet zyrtare.
Sipas formularit të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vuçetaj ka deklaruar gjithsej 12 pasuri të paluajtshme, përfshirë tokë, kullosa, shtëpi, pyll, livadh, arë, truall dhe pishinë.
Lexo edhe“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritejPasuria e paluajtshme me vlerën më të lartë të deklaruar është një arë prej 4.001 metrash katrorë, e trashëguar në vitin 2019 nga gjyshja e bashkëshortit, me vlerë prej 160 mijë eurosh. Në formular thuhet se kjo pasuri është në pronësi të bashkëshortit, me pjesëmarrje prej një të tretës.
Në emër të bashkëshortit është deklaruar edhe një shtëpi prej 240 metrash katrorë, e ndërtuar në vitin 2001 nga kursimet, me vlerë prej 140 mijë eurosh.
Po ashtu, bashkëshorti ka deklaruar një tokë prej 625 metrash katrorë, të blerë në vitin 2009 nga kursimet, me vlerë prej 15 mijë eurosh.
Prona të trashëguara nga familja e bashkëshortit
Në deklarim figurojnë disa prona të trashëguara në vitin 2019 nga gjyshja e bashkëshortit.
Bëhet fjalë për kullosa prej 64.401 metrash katrorë, me vlerë prej 64 mijë eurosh, ku bashkëshorti ka pjesëmarrje prej 1/27.
Një tjetër kullosë prej 1.126 metrash katrorë është deklaruar me vlerë prej 44 mijë eurosh, ndërsa një kullosë prej 229 metrash katrorë ka vlerë prej 10 mijë eurosh. Në të dyja rastet, bashkëshorti ka pjesëmarrje prej një të tretës.
Më shumë për këtë
“A s’po e din çfarë shteti është ky?” – Me zë të dridhur, Arlinda Zekaj i tregonte motrës shqetësimin për djalinLajme · 1 ditë më parë
Kush e la Arlindën pa mbrojtje: prokuroria, policia apo ministrja?Lajme · 3 ditë më parë
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda ZekajtLajme · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












