Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës

Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimës

Detaje të reja janë bërë të ditura nga dosja e Prokurorisë Themelore në Gjilan lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj, ku jetën e humbën Adonis Demiri dhe foshnja e tij.

Sipas dosjes së siguruar nga TV Dukagjini, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor, pas një konflikti fizik me djalin e tij, e ka sulmuar atë me grushte dhe me një mjet të fortë në kokë.

Prokuroria pretendon se më pas i dyshuari i ka vendosur një litar rreth qafës viktimës, duke e privuar nga jeta.

Ndërkaq, foshnja është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, me shenja dhune, ndërsa në atë hapësirë janë vërejtur edhe njolla gjaku.

Lexo edheTragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

Në dosje thuhet se mënyra e saktë e vdekjes së të dy viktimave ende nuk është përcaktuar, pasi ekzistojnë kundërthënie mes deklarimeve të të dyshuarve dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Përveç Braim Demirit, në këtë rast është e pandehur edhe H. Demiri, e dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe i koordinimit të deklaratave mes të pandehurve.

Hetimet janë ende në fazën fillestare. Rezultatet e autopsisë dhe ekspertizat e gjurmëve biologjike, litarit dhe pajisjeve elektronike të sekuestruara ende nuk janë pranuar.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur edhe një armë gjuetie me leje të skaduar.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar Braim Demirit një muaj paraburgim.

Më shumë për këtë

2 viktimat në ‘Gjorçe Petrov’ Shkup, dyshohet se ishin lidhur para vdekjes, hetohen ngjashmëritë mes rasteveUncategorized · 6 ditë më parëPërmbyset me motor me katër rrota në rrugën Leshkë–Shemshovë, 44-vjeçari pëson lëndime të rëndaMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme