Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet kundër bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane

Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet kundër bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane

Irani tha sot se do të përdorë të gjitha kapacitetet në dispozicion për t’iu kundërvënë bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane ndërsa konflikti mes Teheranit dhe Washingtonit vazhdon të përshkallëzohet, transmeton Anadolu.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei deklaroi në një konferencë për media në Teheran se Irani po shqyrton një sërë masash për t’u përballur me bllokadën dhe sanksionet amerikane si dhe për t’i neutralizuar ato, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

 

Lexo edhePërshkallëzohet konflikti në Gjirin Persik, Irani sulmon objektivat amerikane në Kuvajt

“Teherani do të nisë zbatimin e masave në përputhje me vendimet e marra lidhur me këtë çështje”, tha ai pa dhënë hollësi të mëtejshme. Baqaei tha se siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe në rajonin më të gjerë mund të rikthehet sa më shpejt nëse SHBA-ja i përmbush zotimet e saj.

 

“Kushtet e Iranit janë të drejtat e tij: heqja e bllokadës detare dhe e sanksioneve si dhe zbatimi i dispozitave të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit”, tha ai.

 

Duke komentuar samitin trepalësh të javës së kaluar mes udhëheqësve të Rusisë, SHBA-së dhe Kinës, në qytetin kinez Shenzhen, Baqaei theksoi se vendimet që kanë të bëjnë me Iranin nuk do të merren jashtë vendit.

 

“Asnjë vendim lidhur me Iranin nuk do të merret askund jashtë Teheranit”, tha ai.

 

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftë kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të kundërpërgjigjej me sulme ndaj Izraelit dhe ndaj atyre që i cilësoi si objekte ushtarake amerikane në vendet arabe.

 

Washingtoni dhe Teherani nënshkruan memorandum mirëkuptimi në qershor dhe nisën negociatat, por bisedimet ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për furnizimin global me energji dhe tregtinë ndërkombëtare.

Më shumë për këtë

“Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarakeLajme · 1 javë më parëIrani sulmon me dronë sistemin e radarit ushtarak amerikan në BahreinLajme · 6 ditë më parëIrani kërcënon bazat amerikane në Europë, raketat balistike mund të arrijnë deri në Britaninë e MadheLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme