Maqedoni

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

October 7, 2024, 10:10

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, Denion Meidani kanë shpërndarë abetaren e unifikuar me Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të përdoret si material shtesë nga nxënësit shqiptarë të klasës së parë.

Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, u shpreh i lumtur që është pjesë e shpërndarjes së abetares së unifikuar, ndërsa theksoi se kjo për fëmijët simbolizon edhe fillimin e marrëdhënieve me gjuhën dhe traditat shqiptare.

“Ishte përvojë e bukur dhe emocionuese që të jem pjesë në hapat e parë të udhëtimit drejt botës së tyre të dijes dhe zbulimit të këtyre nxënësve të vegjël. Abetarja që ne japim sot është më shumë se sa një mjet ditaktit. Simbolizon fillimin e marrëdhënieve të tyre me gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Kjo shkollë nuk është e fundit, do të vazhdojmë ta shpërndajmë abetaren në të gjithë territorin e shtetit”, tha ambasadori Meidani.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se do të vazhdojnë të punojnë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Fëmijët e Maqedonisë së Veriut do të jenë të barabartë me fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova. Është hap simbolik, por e fillojmë një proces të harmonizimit të të gjitha teksteve shkollore me Shqipërinë dhe Kosovën. Në periudhën që vjen do të punojmë që kjo abetare të jetë materiali kryesor për mësimin e gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për material të rëndësishëm shkollor, pasi aty fillon komunikimi në gjuhën amë. Është angazhim i asaj që planifikojmë të bëjmë në periudhën e ardhshme”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler