Maqedoni

Kasami paralajmëron padi për Myftininë e Tetovës: Në mënyrë joligjore mbledh para nga tregtarët

November 7, 2024, 01:11

Vazhdon përplasja mes komunës së Tetovës dhe Myftinisë. Ndërsa komuna thotë se tregtarët ditën e enjte që njihet si ditë tregu në Tetovë, nuk duhet të paguajnë qira ditore për shfrytëzim të hapësirave publike, Myftinia vazhdon mbledhjen e pagesave nga tregtarët. Madje Myftinia e Tetovës në rrjetet sociale ka nxjerrë edhe disa fleta peticioni, për gjoja përkrahjen nga tretarët se duan të paguajnë. Por, gjatë vizitës që sot iu bëmë tregtarëve, ata thonë në janë nën presion dhe nuk dinë si të veprojnë. Për nënshkrimin e peticionit thonë se janë detyruar nga ana e Myftinisë.

“S’duhet të paguajmë normal, le të na gjejnë vend ku të shesim”, tha një shitës.

“100 denarë në ditë paguajmë. Këto që i marrim të myftinisë. Komuna nuk na ka merr lek tash e 20 vet, tash janë çu peshë këta por le të merren vesh mes vete ata”, u shpreh një tjetër shitës.

“Unë paguaj edhe mujore 1000 denarë por edhe kur vij këtu 100-200 denarë”. Se di tash neve na kërkojnë para dhe ne i japim. Sot një javë erdhën dhamë nënshkrim dhe aq, s’di më shumë, si na thanë ashtu bëmë nënshkruam, çka të bëj, s’di tjetër gjë”, theksoi një shitës.

“Si jap me qef normal, në rrugë shes për në rrugë nuk jepen para. Kam nënshkruar po se di për çka si për ata që paguajnë. Se di çka bëjnë ata për çka nënshkruam na thanë vetëm nënshkruani që i jepni parat tek myftinia dhe aq”, deklaroi një tjetër shitës.
“Më erdhën do njerëz nuk i njoh, nënshkrova, për çka nuk e di aspak se di”, u shpreh një shitës.

Edhe sot, sikurse të enjten e shkuar, Inspektorët dhe policia dolën në terren për të penguar mbledhjen e parave nga Myftinia.

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami përsëriti qëndrimin se nuk duhet tregtarët të paguajnë qira ditore, ndërsa ka paralajmëruar padi ndaj atyre që bëjnë këtë aktivitet joligjor.

“Komuna e Tetovës ka lejuar që të enjten qytetarët të mund të shfrytëzojnë hapësirat publike për shitje të prodhimeve të tyre, por nuk ka autorizuar komuna asnjë autoritet që të grumbulloj para, kështu që të enjten tregtarët mund të shesin produktet e tyre pa asnjë pagesë, qoftë ndaj komunës, Myftinisë apo diç tjetër. Nuk ka asnjë dokument Myftinia që organizon mbledhje parash nga qytetarët, kjo është e kundërligjshme dhe për këtë do ketë masa adekuate”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kërkuam qëndrim edhe nga Myftinia e Tetovës, konkretisht Qani Nesimi i cili akuzohet për këtë aktivitet, por nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj