“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit! Çfarë thotë Policia e Kosovës?

Para 11 muaj

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm po raportohet se janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë në veri të Kosovës. Mirëpo, zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se janë në konsultim me prokurorin për të parë se a ka një rast i tillë apo jo./21Media