Maqedoni

Maqedoni/ Prindërit me të ardhura të ulëta nuk i kanë marrë në llogaritë e tyre 20 eurot e premtuara

Autori

Autori

Portali Tetova

March 14, 2024, 03:03

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrjen e katërt publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga familjet të cilat të ardhurat mujore nuk i kalojnë 50.000 denarë. Vazhdimisht piblikohen thirrje të reja, ndërkohë që qindra prindër nuk kanë marrë ndihmë financiare për asnjë muaj, edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe në kohë, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në dhjetor të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se në gjashtë muajt e ardhshëm nxënësit do të marrin çdo muaj ndihmë financiare, megjithatë, edhe pse tani është mesi i marsit, paratë nuk janë në llogaritë e prindërve.

“Mbi 105.000 nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, në 6 muajt e ardhshëm do të marrin 1.200 denarë, përkatësisht 1.800 denarë në muaj”, premtoi atëherë Kovaçevski, duke paralajmëruar pakon e re të masave.

Lidhur me këtë, Meta.mk i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nga atje, ata përsëritën se përballen me një sfidë – shpesh në shkolla prindërit dorëzojnë të dhëna të pasakta, pra dorëzojnë llogari transaksionale të gabuara ose të mbyllura.

“Kjo e pengon pagesën”, pohojnë ata.

Për atë, nëse dhe për cilët muaj kanë marrë para prindërit Meta pyeti edhe në grupin në Facebook “Mbështetje për mësim online”, në të cilin numri më i madh i anëtarëve janë prindër. Pjesa më e madhe e komenteve janë se nuk ka pasur pagesë për asnjë muaj deri më tani.

“Në mes të janarit ka qenë një pagesë për muajin dhjetor dhe kaq”, thuhet në një nga komentet.

Kur u shpall kjo masë, Kovaçevski tha se masën pritet ta përdorin rreth 75 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 30 mijë nxënës të shkollave të mesme. Aplikimi është bërë përmes shkollave, dhe pagesa është dashur të bëhet me faza, pra pasi shkollat ​​dorëzojnë të dhënat në Ministrinë e Arsimit, kështu që të përgatiten urdhërpagesat.

Ndonëse vonesat në pagesa janë të mëdha, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për masat kundër krizës nga pakoja e nëntë e Qeverisë, thuhej se janë paraparë 843 milionë denarë, të dedikuara për nxënës dhe studentë. Ishte planifikuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, deri në maj të këtij viti, që prindërit me të ardhura të ulëta të përfitonin çdo muaj nga 20 euro.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
IMG_0727
Euro 2024/ Shqipëria arrin të barazojë kundër Kroacisë, rezultati 2-2
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA