Maqedoni

Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra

Autori

Autori

Portali Tetova

September 18, 2024, 11:09

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra.

Mexhiti, i ftuar në konferencë nga Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetik që në këtë drejtim luajnë engjujt e biznesit, si financues të këtyre bizneseve.

‘Engjujt e biznesit nuk janë vetëm mbështetës financiarë, ata janë vizionarë që sigurojnë edhe kapital dhe mentorim në fazat më të cenueshme të jetës së një start-up biznesi. Investimet e tyre nxisin projekte që merren me çështje urgjente ekologjike-reduktimin e emetimeve të karbonit, kujdesin ndaj ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë’ tha Mexhiti duke shtuar se bota po ballafaqohet me një nevojë urgjente për zgjidhjen ekologjike, dhe pikërisht bizneset e gjelbra po rriten me ide inovative.

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti tha se mbështesin engjujt e biznesit në sektorët e gjelbër sepse ato lidhin hendekun midis inovacionit dhe realizimit, ata investojnë në sektorë me rrezik të lartë siç është teknologjia e gjelbër, që investitorët tradicionalë mund t’i shmangin.

‘Engjujt e biznesit mundësojnë teknologjitë revolucionare, të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, materialet ekologjike dhe inovacionet e kursimit të ujit, dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ekosistemi i cili jo vetëm që i mbështet sipërmarrësit, por gjithashtu i fuqizon engjujt e biznesit të bëjnë investime me ndikim në bizneset e gjelbra’ tha Mexhiti.

Konferenca e sotme u organizua nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Misionin e BE-së në Shkup, ndërsa përfshiu zyrtarë qeveritarë, odat ekonomike në vend, akademikë dhe afaristë, të cilët ishin të përfshirë në projektin disa vjeçar me titull ‘Përgjegjësia sociale e korporatave dhe Engjujt e Biznesit- forca shtytëse për zhvillimin e sektorit privat’, që ka për qëllim rritjen e numrit të kompanive me veprimtari ekologjike.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA