Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar fitoren Donald Trump në zgjedhjet amerikane, përcjell TV21. Mickoski ka shkruar se uron presidentin Trump dhe gjithë popullin amerikan, në emër të tij dhe të popullit në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike. Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, që do të vazhdojë të forcojë stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.
Më shumë për këtë
Banka Popullore ka paditur zyrtarët e LSDM-së për deklaratat e tyre në lidhje me Alta BankënMaqedoni · 3 ditë më parë
Mickoski nuk lë hapësirë për zgjedhje të parakohshme: Kemi borxhe!Maqedoni · 4 ditë më parë
Schumer paralajmëron Trumpin pas fitores së demokratëve: Ditët kur Senati i nënshtrohej presidentit kanë përfunduar, do ta mbyllim luftën në IranLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











