Në burgun e Idrizovës janë zbuluar 171 tableta në një pako të destinuar për një të burgosur 40-vjeçar, të cilën e kishte dorëzuar nëna e tij.
Rasti është paraqitur në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup më 7 nëntor, në orën 15:55, pasi gjatë kontrollit të pakos së destinuar për G.S. u zbuluan tabletat.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave se si tabletat janë futur në ambientet e burgut.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












