Nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të munden të marrin medikamente që tani janë vendosur në listën pozitive. Ky është përditësimi i parë i listës pas dhjetë vjetëve. Në të janë shtuar ilaçe për shtypjen e lartë të gjakut, për sëmundje të zemrës, ilaçe për trajtimin e depresionit dhe demencës.
Zegjerimi i listës u njoftua në gusht nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se listës janë shtuar nëntë xhenerikë të rinj, pra 87 barna me emra dhe forma të ndryshme.