Trendy

Një urë e re bashkëpunimi mes Tetovës dhe Gjilanit

Para 4 orë

Në frymën e forcimit të lidhjeve kulturore dhe profesionale, Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, duke hedhur themelet e një partneriteti të qëndrueshëm në shërbim të dijes, kulturës dhe lexuesve.

Kjo marrëveshje synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta bibliotekare, kulturore dhe shkencore, shkëmbimin e materialeve dhe përvojave profesionale, promovimin e letërsisë dhe autorëve, si dhe avancimin e resurseve digjitale dhe projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të promovuar vlerat e përbashkëta kulturore dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bibliotekarisë në rajon.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, z. Binas Pajaziti, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan, z. Qazim Azizi.

Trending