Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed, tha të hënën se palestinezët në Rripin e Gazës nuk po marrin sigurinë, ndihmën ose rimëkëmbjen që u nevojitet, pavarësisht një armëpushimi, transmeton Anadolu.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit, ne pohojmë një të vërtetë të qëndrueshme: Populli palestinez ka të drejtë për dinjitet, drejtësi dhe vetëvendosje”, tha Mohammed në fjalimin e mbajtur në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në një takim të posaçëm në Nju Jork që shënoi këtë ditë.
Lexo edheVritet zyrtari i lartë i sigurisë së Hamasit, Netanyahu: Asnjë terrorist nuk do të shpëtojë“Nuk ka kohë për të humbur. Asnjë justifikim për mosveprim. Dhe asnjë vend për pandëshkueshmëri”, tha ajo.
Duke e përshkruar shkatërrimin në Gaza si “tronditës”, ajo tha se dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe shtëpitë, shkollat dhe spitalet janë shndërruar në rrënoja, ndërsa po afrohet një tjetër dimër.
Ajo theksoi se “asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”. “Solidariteti duhet të nënkuptojë më shumë sesa të dëshmosh vuajtjet. Duhet të nënkuptojë të veprosh për t’i dhënë fund atyre”, shtoi ajo.
Lidhur me Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, ajo tha se dhuna e kolonëve, prishjet, dëbimet, konfiskimet e tokës dhe zhvendosja po i largojnë familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në një shkallë të paparë prej brezash.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












