Trendy

Osmani: Dikush po tenton, të na kthejë në vitet e ’90-ta

Para 12 orë

Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e cilësuar atë si një kërcënim për balancën e vendosur me Marrëveshjen e Ohrit.
Osmani në intervistën e fundit për televizionin Sitel theksoi se, çështja nuk lidhet vetëm me shqiptarët, por me vetë themelet mbi të cilat është ndërtuar modeli funksional i shtetit pas vitit 2001.

“Arsyeja kryesore pse u soll ky mekanizëm ishte që të mos ketë mbivotim, veçanërisht për ndryshimet që lidhen me çështje të rëndësishme. Ndërsa tani, për çështjen më të rëndësishme – përfaqësimin e drejtë dhe adekuat – po përpiqen ta anashkalojnë ligjin dhe ta miratojnë sipas vullnetit të tyre”, deklaroi Osmani.

Ai e cilësoi ligjin si një nga aktet më antishqiptare të miratuara nga një qeveri në vitet e fundit. “Ky është ligji më antishqiptar që ka pasur ndonjë qeveri në vitet e fundit. Po përpiqen të dëshmojnë se mund të miratojnë ligje edhe pa ne. Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur”, tha Osmani. Duke e lidhur drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Ohrit, Osmani tha se ky proces përbën një “goditje historike” ndaj arkitekturës së shtetit.

Trending