Më 14.10.2026, në ora 14:00, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.T. (20) nga Tetova. Paraprakisht, E.O. (24) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, kishte raportuar se rreth orës 10:20, pas një keqkuptimi paraprak në trafik, B.T. ishte përpjekur ta sulmonte me mjet të mprehtë, me ç’rast i kishte dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












