Përkeqësohet bilanci nga sulmi në Gjermani.
Sipas gazetës gjermane BILD, policia raporton se janë 4 viktima dhe të paktën 205 të plagosur.
Nga këta, 41 të plagosur janë në gjendje të rëndë.
Pjesa tjetër ka marrë plagë më të lehta.
Një mjek me origjinë nga Arabia Saudite u fut me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke përplasur turmën e njerëzve.
Sipas policisë, 50-vjeçari, i cili e kishte marrë mjetin me qira, hyri në turmë duke lëvizur me shpejtësi për rreth 400 metra.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg filloi në orën 19:04 të kur një BMW e errët hyri në turmë.
Mediat raportojnë se sulmuesi e ka marrë me qira automjetin pak para sulmit, ndërsa besohet se ai ka vepruar i vetëm.
Sulmuesi jeton në Gjermani që nga viti 2006. Pamjet treguan edhe momentin e arrestimit të tij, i shtrirë në tokë me duar të lidhura dhe dy policë që qëndrojnë pranë tij.