Më 25 prill 2025, në Tetovë janë raportuar dy raste të ndara të sulmeve fizike ndaj të miturve. Në rastin e parë, një prind nga Tetova raportoi se djali i tij u sulmua nga disa bashkëmoshatarë afër rrethrrotullimit midis rrugës “Ilindenit” dhe “Vidoe Smilevski Bato”. Në rastin tjetër, një ditë më parë, një nxënës tjetër i shkollës fillore në Tetovë u sulmua nga shoku i klasës gjatë pushimit të gjatë. Policia është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rasteve.
Trending






