Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Putin: Ukraina do t’i humbasë territoret perëndimore

Putin: Ukraina do t’i humbasë territoret perëndimore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se besonte se Ukraina do t’i humbiste “tokat perëndimore”, të cilat, sipas pretendimeve të tij, u përkisnin historikisht kombeve të tjera evropiane.

 

Putini i ka bërë këto komente gjatë një takimi të dielën me pjesëtarë të marinës ruse, me rastin e Ditës së Marinës.

“Jam i sigurt se herët a vonë Ukraina do t’i humbë këto toka perëndimore”, ka thënë Putini, duke iu referuar zonave që, sipas tij, dikur u përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Lexo edheBE hap kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë, nesër pritet një tjetër hap drejt integrimit evropian

“Jo nesër, ndoshta jo pasnesër, pas një viti, dy, 10 apo 15 vjetësh, por gjithçka do të vendoset në vendin e vet nga këndvështrimi historik”, ka thënë Putini.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme