Kosove

Raportohet se ka marrëveshje LVV – Nisma, Limaj propozohet për kryeparlamentar

April 15, 2025, 09:04

Para fillimit të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, po raportohet se LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismës për formimin e institucioneve të reja.

Duke u bazuar me burimet e veta, gazeta “Epoka e re” ka bërë me dije se kjo marrëveshje parasheh që kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit Nisma, e cila ishte në koalicion me AAK-në, ka fituar tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Çka pritet të ndodhë?

Seanca konstituive do të drejtohet nga deputeti i LVV-së Avni Dehari(deputeti më i moshuar) dhe do të ndihmohet nga deputetja më e re, e cila është Sala Jashari e PDK-së.

Agjenda e kësaj seance parasheh katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë treguar skenarët që mund të ndodhin në këtë seancë.

Eugen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se janë të paktën tre skenarë të mundshëm.

“Pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, LVV si subjekti më i madh parlamentar propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Nëse kandidatura merr së paku 61 vota (qoftë si rezultat i një marrëveshje formale për koalicion, apo përkrahje joformale nga opozita), atëherë vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve, dhe Kuvendi konstituohet plotësisht. Në këtë variant, Presidentja Osmani duhet menjëherë t’i dërgojë një letër zyrtare LVV-së, për t’i kërkuar propozimin për Kryeministër; Pas përgjigjes nga LVV me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e mandatarit; Mandatari ka detyrimin të propozojë Qeverinë e re dhe të sigurojë shumicën prej të paktën 61 votash brenda 15 ditëve nga dekreti”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se nëse VV-ja nuk i ka numrat, seanca konstituive do të shkojë në pauzë 48 orë.

“Nëse pas përmbylljes së hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar, ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të pezullojë seancën. – Por sipas Rregullores së Punës, pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë, që nënkupton se një seancë e re duhet të thirret çdo dy ditë (të enjten, të shtunën, e kështu me radhë); – Nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, do të kemi një seri seancash të papërfunduara, që vetëm nisin dhe pezullohen; – Në një rrethanë të tillë, partitë opozitare do të mund të përdorin këtë ngërç, si bazë për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me pretendimin se partia fituese po zvarrit dhe bllokon formimin e institucioneve”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe skenarin e tretë.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV-ja ka fituar 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, kurse koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në