Trendy

Rast i rëndë në Gostivar: E mitura abuzohet dhe kërcënohet, publikohen pamje në rrjete sociale – arrestohet 29-vjeçari

Para 6 orë

Një vajzë e mitur nga Gostivari dyshohet se ka qenë viktimë e një rasti të rëndë përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një 29 vjeçar, të dyshuar për ngjarjen. Sipas denoncimit në polici të bërë nga babai i vajzës së mitur, disa muaj më parë, në zonën e Gostivarit, vajza është ndaluar nga një person i panjohur i cili lëvizte me një automjet me ngjyrë të zezë. I dyshuari, sipas raportimit, kishte përdorur forcë fizike për të kryer përdhunim ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar më pas atë dhe familjen e saj që të mos e denonconin rastin. Rasti është bërë edhe më shqetësues pasi më 22 prill 2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së mitur.

“Pas masave të ndërmarra, personi është gjetur dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në një shtëpi tjetër në fshatin Raven të Gostivarit, ku ai qëndronte. Gjatë aksionit janë sekuestruar një laptop, një telefon celular, pajisje USB dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga kjo vepër penale. I dyshuari aktualisht po mbahet në stacion policor për procedurë të mëtejshme.”; tha Zëdhënësi i MPB-së, së Tetovës, Fatmir Rexhepi.

Trending