Maqedoni

Rigjykim për spitalin modular në Tetovë, familjarët presin drejtësi

September 23, 2024, 02:09

Për dy ditë do të fillojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Gjykimi i parë përfundoi pa dënime me burg, ish-drejtorët e spitalit Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënime me kusht me 18 muaj burg për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, ndërsa mjeku kujdestar Boban Vuçevski u lirua nga akuzat për veprën penale “mosveprim sipas protokolleve shëndetësore”. Për të njëjtën vepër, Spitali klinik i Tetovës është shpallur i pafajshëm, por si subjekt juridik u dënua me gjobë në shumë prej një milion denarë për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Mirëpo, Apeli i Gostivarit në prill të këtij viti e hodhi poshtë aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatësit Jordan Vellkovski dhe e ktheu rastin në rigjykim.

“Mungesa e arsyeve për faktet vendimtare e bën aktgjykimin e ankimuar të paqartë, të pakuptueshëm dhe të papërshtatshëm për shqyrtim të plotë për nga korrektësia, gjë që me të drejtë theksohet në ankesat e deklaruara të të akuzuarve”, njoftojnë nga Gjykata e Apelit, Gostivar.

Familjarët e viktimave shpresojnë se me rigjykimin do të mund të përcaktohet përgjegjësia.

“Edhe në rigjykim gjykatës është Jordan Vellkovski, ndërsa këtë herë në ulësen e të akuzuarve do të ulen ish drejtori i spitalit Florin Besimi dhe ish drejtori ekonomik Artan Etemi. Për mjekun Boban Vuçevski, Apeli e konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lirohet nga ndjekja e mëtutjeshme penale. Akuza sërish vlen për Spitalin klinik të Tetovës si subjekt juridik”, u shpreh Mumin Ismaili- familjar.

Më 8 shtator 2021, nga zjarri që përfshiu spitalin modular humbën jetën 14 persona të trajtuar nga Covid dhe anëtarë të familjeve të tyre kurse hetimi i prokurorisë në bashkëpunim me ekspertë nga Gjermania rezultoi se zjarri është shkaktuar nga qark i shkurtër i kabllos vazhduese. Procesi i parë gjyqësor zgjati 10 muaj. /Alsat/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj