Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se me rikonstruimin e qeverisë, VLEN do të udhëheq me 6 ministri me peshë politike.
Ajo që mund ta them, shton Mexhiti, është se VLEN përfaqëson shqiptarët, ka 1/3 e pushtetit, si dhe udhëheq me një nga postet kryesore në shtet siç është kryetari i Kuvendit.
“Nga 18 resorë në qeveri, VLEN udhëheq më 6 ministri, do del shumë më i fuqishëm. Është një ushtri me djem dhe vajza të përgatitur, profesionistë, ku programin e VLEN do ta vënë prioritet dhe ta rrisin dinamikën e ekzekutivit. E kemi lexuar opinionin, ka pasur reagime te Sistemi politik, te Ministria e Drejtësisë, tani do të udhëheqim me këto dy dikastere dhe me 4 resorë tjera dhe kjo demonstron fuqinë e VLEN-it. Ne kemi bërë analizë dhe vlerësime, pas rikonstruimit VLEN hyn edhe më fuqishëm në ekzekutivin e ardhshëm”, ka thënë Mexhiti.
Ai ka thënë se me kërkesë të tyre e kanë marrë Ministrinë e Drejtësisë, Sistemin politik që lidhet me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kulturën.
“Duam të mbyllim disa çështje që 6 herë e kanë pasur këtë dikaster, edhe kryeministër, por nuk e kanë zgjidhur as jurisprudencën dhe 30 licenca apo provime tjera”, ka thënë Mexhiti.









