SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.T. (45) nga Tetova për dyshime mbi veprat penale “dhunë” dhe “privim i paligjshëm nga liria”, si dhe ndaj Sh.M. (18) dhe një të mituri, të dy nga fshati Shipkovicë i Tetovës, për dyshime për veprat penale “kanosje e sigurisë” dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.
Më 10.03.2025, i kallëzuari i parë, nën kërcënimin e një pistolete, e ka marrë të kallëzuarin e dytë pas një objekti hotelierik në Tetovë dhe e ka sulmuar fizikisht. Po të njëjtën ditë, i dyti dhe i treti, i cili ka mbajtur pushkë automatike, janë paraqitur pranë shtëpisë së të kallëzuarit të parë, duke shkaktuar frikë tek të pranishmit
Më shumë për këtë
Rrahje dhe kërcënime në kazino në LeshkëMaqedoni · 5 ditë më parë
Mungojnë gati 8 tonë kanabis mjekësor në Strumicë, kallëzime penale ndaj kompanisë dhe drejtuesitMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












