Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës Maqedonia e Veriut (RKE) miratoi vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 1.10% në raport me vendimin e datës 08.11.2024.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,50 den/litër.

Lexo edheHumbja e republikanëve në zgjedhjet në SHBA rrit shpresat për paqe, çmimet e naftës pësojnë rënie drastike

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,859 den/kg dhe tani do të arrijë në 43,844 den/kg.

Nga data 12.11.2024 ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76.00 (dena/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78.00 (dena/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)

Naftë ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69.50 (denarë/litër)

Karburanti M-1 NS do të shitet për 43,844 (denarë/kilogram).

Më shumë për këtë

Nafta shkon në 100 dollarë, rriten çmimet në tregjet globale mes tensioneve SHBA-Iran dhe pasigurive në HormuzLajme · 3 ditë më parëSinjalet për një marrëveshje SHBA-Iran, çmimet e naftës bien mbi 6 për qindLajme · 6 ditë më parëLufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?Lajme · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme